Zyra e Rregullatorit të Energjisë mbajti mbledhjen e saj pa lejuar mediat të hyjnë brenda. Në rend dite ishte “licencimi i ndërmarrjes KELKOS” në veprimtarinë e prodhimit të energjisë në Bjeshkën e Deçanit.
Kallxo.com raporton se ZRRE-ja nuk ia ka vazhduar lejen kompanisë.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ndaluar prodhimin e energjisë nga kompania KELKOS në tri hidrocentrale në grykën e Deçanit.
Drejtori i ZRRE-së Petrit Pepaj ka thënë se kjo ndalesë do të mbetet deri në rilicensimin e kompanive. Vendimi është marrë në ditën kur kësaj kompanie i ka skaduar licenca për prodhim të enegjisë. Gjithashtu në këtë mbledhje është vendosur shkyçja nga operimi i kompanisë KELKOS e cila deri tash ishte duke zhvilluar punimet.
-
Shoqëria civile s’beson që “Kelkosi” do të respektojë vendimin e ZRRE-së për hidrocentralet
-
KELKOS: Hidrocentralet në Deçan janë mbyllur vullnetarisht
-
ZRRE-ja u bindet dokumenteve që janë lëshuar nga Ministria e Mjedisit
-
Lumbardhit pritet t’i kthehet rrjedha
-
Gjykata vendos në favor të qytetarëve të Deçanit, kërkon anulimin e lejeve për hidrocentralet e KELKOS-it