Janë bërë 5 vjet qëkur këto hidrocentrale operojnë në Lumbardhin e Deçanit.
Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, ato nuk janë pajisur asnjëherë me leje mjedisore. Këto hidrocentrale, nga shoqëria civile dhe banorët e kësaj ane janë konsideruar të paligjshme dhe është thënë se po e dëmtojnë në masë të madhe ambientin.
Sidoqoftë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk e sheh kështu, raporton KTV.
Në mbledhjen e fundit të bordit të kësaj ndërmarrjeje, është marrë vendim që edhe për tre muaj t’i zgjatet afati i operimit kompanisë Kelkos Energy, derisa ta kompletojë dokumentacionin e nevojshëm.
Bordi ka aprovuar kërkesën e shoqërisë “KelKos Energy”, për shtyrjen e afatit të vendimit edhe për nëntëdhjetë (90) ditë, me qëllim të kompletimit të aplikacionit dhe pajisjes me certifikatën e përdorimit dhe Lejen Mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për Hidrocentralet “Belaja” dhe “Deçani”.
Edhe
Shoqëria civile s’beson që “Kelkosi” do të respektojë vendimin e ZRRE-së për hidrocentralet
Për shoqërinë civile, ky vendim i ZRRE-së është politik, andaj të shtunën ata do të protestojnë në Deçan.
Megjithatë, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, javën e kaluar, gjatë raportimit në Komisionin për Mjedis, ka thënë se është i pafuqishëm në ndaljen e operimit të këtyre hidrocentraleve, duke shtuar që asnjë nga to nuk ka leje operimi.
-
Pas 3 vjetësh nga padia pritet të fillojë procesi gjyqësor për hidrocentralet në Deçan
-
Supremja vendos prapë masë të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan
-
MMPHI-ja për 620 ditë ka në shqyrtim aplikimin për leje mjedisore për “Lumbardhi 2”
-
Apeli lë në fuqi lejet e hidrocentraleve të “Kelkosit” në Grykën e Deçanit