Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zogaj: PDK është duke i bllokuar proceset, jo PAN-i

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë konsiderojnë se para se të vazhdohet edhe njëherë seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, do të duhej të kishte bisedime e marrëveshje ndërmjet partive politike që të gjendet një zgjidhje dhe të mos ndodhin bllokada në formimin e institucioneve të reja.

Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, thotë për Radion Evropa e Lirë tha se koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nisma për Kosovën) apo siç thotë ai vet Partia Demokratike e Kosovës është duke bllokuar proceset dhe rrjedhimit duke e futur Kosovën në një krizë politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse nuk krijon shumicë të nevojshme, atëherë do të duhej të hapej dialogu politik me partitë e tjera për t’i bërë institucionet. Në këtë rast hapi i parë është për të konstituuar Kuvendin. Logjika e PAN-it në këtë rast është logjikë bllokuese. Bllokada ka një adresë edhe ajo adresë është PDK-ja, pra PAN-i nuk është, por PDK-ja”, thotë Zogaj.

Ai thekson se veprimet bllokuese ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, mirëqenien e qytetarëve dhe natyrisht edhe në politikën e jashtme.

“Logjika bllokuese nga PDK-ja në këtë rast është logjikë që po e dëmton funksionalitetin e një shteti, i cili është duke u testuar vazhdimisht me këto lloj krizash edhe artificiale, po edhe të dirigjuara nga eksponentë politikë, të cilët nuk guxojnë ta shohin veten jashtë pushtetit”, thekson Zogaj.