Drejtori i Agjencisë së menaxhimit të komplekseve memoriale, Bislim Zogaj, ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të intervenohet në dy kullat në Prekaz që rrezikohen të rrënohen.
Zogaj ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se bëhet fjalë për njërën nga shtëpitë që ndodhet në hyrje të Kompleksit dhe një tjetër që ndodhet mbi varrezat.
“Komiteti Ndërministror ka marrë vendim që të caktohet një ekip e profesionistëve që në bashkëpunim me Fakultetin e Ndërtimtarisë, e kanë bërë ingjizimin e gjendjes për rrezikun për tu shembur. Ata kanë ardhur në përfundim se nga 5 kullat, 2 prej tyre janë në gjendje më të keqe, dhe për ato të dyja javën tjetër do të fillojë intervenimi emergjent. Është fjalë për njërën nga shtëpitë në hyrje, dhe tjetra është mbi varrezat, do të bëhen ndërhyrje urgjente me disa shtylla dhe disa mbulesa, që të përballohet”, ka thënë Zogaj.
Ai ka folur edhe për projektin e konservimit të memorialit të Jasharajve, duke thënë se kjo do të marrë kohë me vite, dhe se do të kushtojë rreth 20 milionë euro.
-
Në vjeshtë pritet të fillojnë punimet në Kompleksin e Jasharëve
-
Me gjithë shpenzimet milionëshe, dy kullat e Jasharëve në rrezik nga rrënimi
-
Shteti në tentativën e radhës për ngjalljen e dy monumenteve me OJQ
-
Kalaja e Prizrenit ku u investuan mbi një milion euro, pjesërisht e mbyllur për vizitorë
-
Dështimi i trefishtë për ndërhyrje emergjente në Kalanë e Prizrenit çon drejt rritjes së kostos