Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zmbrapset Haradinaj, pezullon vendimet për tërheqje nga privatizimi i pronave shoqërore

Kryeministri Ramush Haradinaj është zmbrapsur nga vendimet për heqje nga privatizimi i pronave shoqërore në veri të vendit dhe bartjen e tyre në pronësi të komunave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai në mbledhjen e Qeverisë, të mërkurën, ka marrë vendim për pezullimin e këtyre vendimeve. Ky vendim ka ardhur pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretim të këtyre vendimeve pesë ditë më parë.

“Vendimi anulon të gjitha vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për kthimin e pronave shoqërore te komunat e Kosovës për qëllim të realizimit të interesit publik, për të cilat i janë drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e për të cilat verifikohet se ka kontrata të shitjes, apo në të cilat ka masa të përkohshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës”, ka theksuar Haradinaj.

Nga ky vendim përjashtohen vendimi për Parkun Inovativ në Prizren, Zonën Industriale Amerikane në Gjakovë dhe ai për ndërtimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Pas mbledhjes së Qeverisë, i pyetur rreth kësaj, Haradinaj ka thënë se çka do që vendos Kushtetuesja e respektojnë.

Edhe Haradinaj nuk ka përgjigje se çfarë të bëjë me vendimin për pronat në veri Arbëri Haradinaj nuk ka përgjigje se çfarë të bëjë me vendimin për pronat në veri

Ditë më parë, Zyra Ligjore e presidentit, duke u mbështetur në qëndrimet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka kërkuar që të interpretohen nenet 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës pas vendimeve të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjes së një numri të pronave që menaxhoheshin nga AKP-ja në pronësi të Komunës së Mitrovicës së veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera./Sanije Jusufi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)