Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ZKA: Shtërpca regjistroi një tatimpagues gabimisht, nuk i kishte borxh 4 mijë euro

Një sërë shkelje ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë një auditimi bërë komunës së Shtërpcës.

Auditimi nxjerr në pah se Komuna e Shtërpcës nuk kishte shpërndarë te bizneset faturat për taksë në biznes as në vitin 2020 dhe nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim për zbatimin e rekomandimit të dhënë në auditimin paraprak. Kjo gjendje sipas auditorit vazhdon të jetë për shkak të neglizhencës së zyrtarëve përgjegjës.

Një gjetje tjetër e auditorit ishte se Komuna e Shtërpcës gjithashtu e kishte regjistruar se një tatim pagues në emër të tatimit në pronë në vitin 2018 kishte paguar vlerën prej 4,323 euro.

“Në realitet këtu ka ndodhur një gabim në regjistrim sepse komuna nuk i ka pranuar këto mjete, pasi që realisht edhe tatimpaguesi nuk e kishte këtë borxh. Borxhi real i këtij tatimpaguesi për vitin 2020 kap shumen prej 8.16€, kurse sipas kartelës financiare tatimpaguesi ishte në parapagim në vlerë prej 4,293€. Zyrtarët kanë deklaruar se kanë bërë kërkesë për korrigjimin e gabimit të lëshuar, por ende nuk janë bërë përmirësimet e nevojshme. Neve nuk na është ofruar dëshmi që është bërë një kërkesë e tillë” thotë raporti i auditorit.

Në vitin 2020 komuna kishte angazhuar pesë zyrtar me MSHV pa ndonjë procedurë.

Edhe ZKA-ja i adreson në prokurori 11 raste për parregullsi nëpër institucione LAJMET E MBRËMJES ZKA-ja i adreson në prokurori 11 raste për parregullsi nëpër institucione

“Ne analizuam tri (3) rastet e angazhimit pas hyrjes në fuqi të Ligji për zyrtarët publik, dhe verifikuam se kontratat ishin nënshkruar pa u zhvilluar ndonjë proces i prokurimit. Komuna ka nënshkruar kontrata për shërbime të veçanta me: një përfaqësues ligjor me kohëzgjatje 3 mujore (4 shtator deri më 4 dhjetor 2020); një punëtor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike me kohëzgjatje 3 mujore (4 shtator deri më 4 dhjetor 2020); dhe një roje të pyjeve me kohëzgjatje 4 mujore(3 gusht deri 30 nëntor 2020). Sipas menaxhmentit kjo ka ndodhur për shkak se komuna ka nevojë për këta punëtor dhe nuk ka të aprovuar punëtorë të mjaftueshëm për këto pozita” thotë raporti i auditimit.

Auditori gjatë testimit të një pagese për pajisje speciale mjekësore në vlerë 151,793€ ka vërejtur se pajisjet e blera nuk ishin në funksion por mbaheshin në depo.

“Gjatë ekzaminimit fizik dhe analizimit të regjistrit të pasurive vërejtëm se pajisje të blera mjekësore në vlerë 1,646,571€, mbahen në depo duke mos u përdorur, e që në anën tjetër vazhdojnë të zhvlerësohen. Zhvlerësimi i tyre deri në fund të vitit 2020 kishte arritur vlerën prej 786,182€. Për më tepër, kishte prej tyre pajisje në vlerën blerëse 52,290€ që ishin zhvlerësuar plotësisht dhe vlera e mbetur e tyre në regjistra kontabël është zero” thuhet në raport.

Më tutje raporti vë në pah se komuna ka ndërtuar një spital vlera e të cilit është 1,647,257€, pranimi teknik i të cilit është bërë me dt.31.10.2012 dhe i cili ende nuk është futur në përdorim edhe pse nga data e pranimit teknik ka filluar të zhvlerësohet.

Edhe ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë € shtesë për vendime gjyqësore e përmbarimore Arbëri ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë € shtesë për vendime gjyqësore e përmbarimore

“Zhvlerësimi i akumuluar i kësaj ndërtese deri në fund të vitit 2020 ka arritur në 336,295€ (20% e vlerës së objektit). Në regjistrin e pasurive të komunës janë të evidentuara katër ndërtesa banimi të ndërtuara dhe të destinuara për banorë me gjendje të rëndë sociale, me vlerë prej 2,709,075€. Edhe pse ndërtesat janë të përfunduara para më shumë se 5 viteve ato ende janë të pashfrytëzuara, nuk janë të pranuara teknikisht, mbahen si investime në vijim dhe nuk zhvlerësohen. Këto ndërtesa nuk

shfrytëzohen nga askush, nuk kanë përkujdesje dhe nuk mirëmbahen. Nga vizita e realizuar kemi vërejtur se të gjitha këto ndërtesa kanë filluar edhe të dëmtohen dhe të vidhen pajisjet e instaluara të ndërtesave” është thënë mes tjerash në raportin e auditimit.