Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë (SITP), pesëmbëdhjetë vjet pas hyrjes në funksion, ka dështuar të krijojë bazë funksionale ku pagesat dhe borxhet e tatimit në mes sistemeve komunale dhe Thesarit në Ministrinë e Financave të dalin të njëjta, shkruan sot Koha Ditore.
SITP-ja aktuale rezulton me të dhëna të ndryshme komunale nga ato të thesarit, mosbarazime të kartelave financiare të tatimpaguesve dhe mosbarazim nga falja e borxheve. Një problem i madh në këtë sistem është edhe zbritja që u bëhet në tatim atyre që kanë dy ose më shumë prona të regjistruara. Këto janë disa nga të dhënat e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA). Ky institucion ka nxjerrë një raport në lidhje me Efektivitetin e Sistemit Informativ të Tatimit në Pronë.
Ndonëse nga viti 2010 të hyrat nga tatimi kanë shënuar rritje, qytetet e Kosovës prapë kanë përqindje shumë të ulët të këtyre pagesave.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Dështon zbatimi i sistemit informativ të tatimit në pronë
-
Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë nuk u tregua efektiv
-
23 komuna s’e përkrahin faljen e tatimit në pronë
-
ZKA: Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të mos i respektojnë ligjet, nuk kërkojnë tatimin mbi pronë
-
ZKA-ja gjen projekte në komuna që s'kanë përfunduar nga 2013-a