Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë këtë mbrëmje një zonë me bimësi e pyje, në lagjen “15 Shtatori”, në Tepelenë.
Bëhet me dije se rrezikohet spitali dhe depot e ujit ndërsa për shuarjen e zjarrit është kërkuar ndihmë me helikopter.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Tepelenës kanë shkuar edhe zjarrfikëseve nga Gjirokastra. Sipas autoriteteve, situata mund të rëndohet nga era.
Në një lidhje telefonike për Report TV, Velo Abazi, shefi i zjarrfikësve Tepelenë u shpreh se zjarri ka intensitet dhe në rrezik janë edhe shtëpitë dhe spitali që ndodhen aty pranë. “Janë shkurre masive, brezi i gjelbër që kanë marrë flakë dhe zjarri ka intensitet. Kemi kërkuar ndihmë nga Gjirokastra dhe nga ushtria. Rrezikohen deri diku depot e ujit dhe familjet që janë në afërsi të zonës ku ka rënë zjarri. Në rrezik janë edhe spitali dhe shtëpitë private”, tha ai.
Kryetari bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi u shpreh se si pasojë e zjarrit të rënë në periferi të qytetit rrezikohet e gjithë lagjja 15 shtatori, pasi ka edhe depo të vjetra të municioneve . Ai sqaroi se janë marrë masa për të evakuuar banorët.
-
Izolohet vatra e zjarrit në Tepelenë
-
Spitali i Pejës kërkon urgjentisht mbështetje institucionale për largimin e mbeturinave
-
13 pacientë në spital për shkak të tymit të zjarrit në një banesë në Pejë, 7 prej tyre fëmijë
-
Situatë e jashtëzakonshme nga zjarret në Delvinë, spitali heq bombolat e oksigjenit
-
Përhapen zjarret në Delvinë, evakuohen mbi 2000 banorë