Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zinxhir problemesh nga nxjerrja e zhavorrit në Sitnicë, askush s’jep përgjegjësi

Nxjerrja e zhavorrit përgjatë rrjedhës së lumit Sitnica në Komunën e Vushtrrisë, ka dëmtuar disa pjesë të shtratit të lumit.

Kjo ka bërë që rrjedha e ujit të marrë kahje tjetër, duke dalë në tokat bujqësore të bujqve të fshatit Pantinë të Vushtrrisë dhe atij Frashër të Mitrovicës.

Kjo ka shkaktuar edhe dëmtimin e të mbjellave e bujqit thonë se kjo nuk po ndodh për herë të parë.

Sipas banorëve, dëmet janë në disa pjesë të shtratit e me rregullimin nuk është marrë fare komuna.

Humbjet të cilat bujqit i kanë pasur përfundimit të sezonit të të mbjellave, po bëjnë që ata të heqin dorë nga kjo kulturë.

Në Drejtorinë e Bujqësisë, në Vushtrri, pranojnë se dëmet janë shkaktuar nga marrja e zhavorrit, ani pse kjo veprimtari është e ndaluar.

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Miran Halili, thotë se për rregullimin e shtratit të lumit janë ndarë 20 mijë euro, ndërsa për kompozimet e kulturave bujqësore nuk ka buxhet.

Dëmtimi i shtretërve të shumë lumenjve në Kosovë, ndër të tjera, ka ndikuar vazhdimisht edhe në rritjen e vërshimet.

Artikuj të ngjashëm