Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se gjendja në këtë komunë pas vërshimeve është rënduar.
Tahiri përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se vërshimet nga lumi Sitnica kanë rënduar gjendjen e ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Sitnica.
Ai ka thënë se po bëhen përpjekje maksimale që tu dalë në ndihmë banorëve përmes evakuimit të tyre dhe se po ashtu do të kërkohet nga Qeveria kompensimi i dëmeve.
“Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Sitnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Sitnica! Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka bërë me dije se do të kërkojnë nga Qeveria kompensim të dëmeve.
-
Hoti: Do të krijojmë fond për kompensimin e dëmeve nga vërshimet
-
Tahiri: Vërshimet në Vushtrri, gjendja më e rëndë në 40 vitet e fundit
-
Përmbyten 500 familje nga vërshimet në Vushtrri
-
Ende rrezik nga vërshimet në disa komuna, në të tjera situata nis të stabilizohet
-
Tahiri i bën thirrje Prokurorisë Speciale të hetojë gjetjet e ZKA-së për Vushtrrinë