Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zhbllokohen punimet për kanalizimin në Parkun e Biznesit në Drenas

Pas pengesave disa vjeçare nga disa banorë të fshatit Korroticë të Epërme, kanë rifilluar punimet për kanalizimin e Parkut të Biznesit në Drenas.

Punimet, sipas Komunës së Drenasit, do të zgjasin deri në fund të vitit 2018 dhe kanë të bëjnë me ndërtimin e kanalizimit të impiantit për pastrimin e ujërave të zeza dhe industriale në Parkun e Biznesit në Drenas dhe Zonës Industriale përballë tij.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa, kanë thënë se nuk do të ketë më probleme në implementimin e projektit që kishte mbetur në gjysmë që prej vitit 2009.

Përmes këtij projekti që do t’u lehtësojë qarkullimin 42 bizneseve prodhuese të vendosura në Parkun e Biznesit, njëkohësisht do të ju mundësoj edhe bizneseve që do të vendosën përballë parkut, përkatësisht Zonës Industriale II.