Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjon reagime të shumta konkursi më i ri i Qeverisë për punësime të asistentëve të nënkoordinatorëve

Një tjetër konkurs është shpallur nga Zyra e Koordinaorit për Kulturë dhe Rini, Rexhep Hoti.

Tre nënkoordiantorëve rajonalë për komunitete u ka skaduar kontrata dhe këto pozita pritet të plotësohen me kontratë për menaxhimin e shërbimeve të veçanta për 6 muajt e ardhshëm.

Konkursi kësaj here kërkon edhe asistentë të nënkoordiantorëve.

Konkursi i shpallur nga Zyra e Kryeministrit për këto pozita po shihet si vazhdimësi e punësimeve partiake dhe familjare.

Për më tepër, sipas Lëvizjes Fol, përmes konkurseve të tilla po dëmtohet dhe

keqmenaxhohet paraja publike.

Nga Qeveria e Kosovës, përmes një përgjigjeje me shkrim, i kanë thënë KTV-së se konkursi është hapur nga Zyra e Koordinatorit Rexhep Hoti.

Edhe Pak para se Kurti të shkarkojë koordinatorët, Hoti kërkonte dy zëvendës Arbëri Pak para se Kurti të shkarkojë koordinatorët, Hoti kërkonte dy zëvendës

“Është angazhim i nënkoordinatorve nga radhët e komuniteteve, për 6 muaj të ardhshëm, pasi u kanë skaduar kontratat. Disa detaje i gjeni edhe në konkurs, por për çkado tjetër ju lutem kontaktoni zyrën e z. Hotit”, ka thënë zëdhënësja Donjeta Gashi.

Ndërkohë, Rexhep Hoti nuk ka dashur të flasë para kamerës, por shkurt, përmes telefonit, ka thënë se “gjithçka çka kërkoni është në konkurs, bëhet fjalë për kontrata mbi vepër”, ka thënë ai.

Nga shtatori i vitit të kaluar, zyra e Hotit ka shpallur konkurse që kryesisht kanë qenë në afat prej gjashtë muajsh, për pozita si ekspertë të jashtëm e vetëm ekspert.