Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjidhja për taksën, në dorën e PDK-së

Foto: Driton Paçarada

Taksa doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ishte një vendim unik i koalicionit qeverisës. Por, më vonë mospajtimet brenda koalicionit qeverisës në Kosovë, filluan pas presionit ndërkombëtar, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, për pezullimin e këtij vendimi.

Në fundin e muajit të kaluar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, propozoi që taksa të pezullohet për 120 ditë. Por, ky propozim i kreut të Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe liderit të partisë më të madhe në koalicionin qeverisës, Partisë Demokratike të Kosovës, nuk po merret parasysh nga partnerët e koalicionit.

Kjo pasi kryeministri Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që të mos hiqet taksa, pavarësisht presionit edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Zenun Pajaziti, thotë për Radion Evropa e Lirë se propozimi i Veselit, duhet të merret seriozisht nga partnerët e koalicionit qeverisës, në këtë rast edhe nga partia e Haradinajt.

“Partia Demokratike përmes kryetarit Veseli, ka propozuar një qëndrim kreativ për sa i përket taksës, qëndrim i cili u është prezantuar partnerëve të koalicionit dhe qëndrim i cili po besojmë që do të trajtohet seriozisht nga koalicioni. Kjo është ajo që momentalisht PDK po e bën, por vendimmarrja i takon vetëm Qeverisë”, thotë Pajaziti.

Edhe Haradinaj për taksën 100%: I fuqizuam produktet “Made in Kosova” Zgjedhjet 2025 7 muaj më parë Haradinaj për taksën 100%: I fuqizuam produktet “Made in Kosova”

Ai mendon se Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë mjaftueshëm sa i përket stabilitetit politik në Kosovë.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.