Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjerohet aksioni i policisë në rastin e shtetasve malazezë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, bën të ditur për Koha.net, se nga arrestimet që ndodhën ditë më parë në lagjen “Kalabria”, janë edhe dy shtetas malazezë me identitet tjetër.

Përveç Mario Milosheviq që e ka ndërruar identitetin dhe është bërë “kosovar”, pasi është arratisur nga Mali i Zi, Hoxha thotë se janë edhe dy tjerë.

“Pas arrestimeve ditë më parë, gjatë një operacioni taktik të dy shtetasve malazezë, një serbi dhe një shqiptareje, dhe bashkëpunimit reciprok intensiv ndërmjet autoriteteve tona dhe atyre malazeze, me qëllim të verifikimeve të ndryshme dhe ndërlidhjeve që janë bërë për rastin e të dyshuarit Mario Milosheviq, ka rezultuar se tani kemi nën kontroll edhe dy shtetas tjerë malazez të cilët ndodhen në burg në vendin tonë por që përdornin identitet tjetër”, thotë Hoxha.

Ai thotë se Policia e Kosovës nuk do t'i lejoj askujt veprimet apo aktivitetet që bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

Lexo edhe: Gjurmët e gishtërinjve zbuluan identitetin e rrejshëm të malaziasit, Mario Milosheviq