Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjatet orari i vaksinimit anti-COVID në Prishtinë

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, ka marrë vendim që të zgjatet orari i vaksinimit me vaksinat anti-COVID-19.

Me këtë rast, shtohen mundësitë për t’u vaksinuar për ata që dëshirojnë më shumë imunitet në luftën kundër koronavirusit.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se nga e mërkura do të zgjatet orari i vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kalabri.

Orari i ri i punës do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 gjatë ditëve të punës, ndërsa në vikend nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

“Kujdesi Parësor Shëndetësor- Drejtoria e Shëndetësisë-Komuna e Prishtinës në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në MSH kemi vendosur që duke filluar nga dita e mërkurë me dt. 12.01.2022 të zgjasim orarin e vaksinimit në QMF Vll në Kalabri si vijon: E hënë – e premte nga ora 07:00-19:00 dhe e shtunë e diele nga 07:00-15:00”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.