Qeveria e Kosovës ka vendosur ta zgjasë edhe për një javë procesin e regjistrimit të popullsisë.
Në një njoftim të Qeverisë bëhet e ditur se kjo ka qenë kërkesë e disa komunave. Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të kabinetit qeverisës.
Procesin e regjistrimit deri më 24 maj do ta zhvillojnë vetëm stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet në njoftim. Intervistat dhe regjistrimi do ta mbulojë tërë territorin e Kosovës, kur identifikohet që dikush nuk ka mundur të regjistrohej më herët.
Përmes portalit “eDiaspora” procesi i regjistrimit të popullsisë për diasporën është zgjatur deri më 31 gusht.
Regjistrimi ka filluar nga data 5 prill derisa është planifikuar të përfundoj më 17 maj.
Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës mbi 1 milionë e 420 mijë banorë janë regjistruar deri më tani ndërsa rezultatet preliminare të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajve.
-
Zgjatet afati i regjistrimit të diasporës deri më 31 dhjetor
-
Kurti: Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë, bazë për vendime më të mira
-
Çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë mbetur pa u regjistruar?
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë
-
Regjistrohen mbi 1.4 milion banorë rezidentë, AKS-ja ju bën thirrje qytetarëve të regjistrohen