Në ditën e tretë të “Javës kundër korrupsionit” janë mbajtur një varg tryezash diskutimi, raporton KTV.
Në tryezën me temën “Roli i gazetarisë hulumtuese në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit-përvojat, sukseset, sfidat" u tha se mediat janë zë mjaft i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit dhe shteti duhet t’i përkrahë në punën e tyre.
Ndërkohë, në një tryezë tjetër të organizuar nga IKD-ja dhe Instituti Columbus, është diskutuar për temat hulumtuese “Dosja Lumezi”, “Pronto Kah je”, e “Polici për Policinë e Krimeve Ekonomike”.
Shoqëria civile ka kërkuar që hetimi i rasteve të korrupsionit të jetë prioritet. Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se Gjyqësori dhe shteti duhet t’i përkrahin dhe t’i mbulojnë mediat që ato ta bëjnë punën e tyre siç e lejon Kushtetuta.
Gazetarja e KTV-së, Ardiana Thaçi-Mehmeti, shpalosi sfidat, me të cilat ajo ballafaqohet gjatë raportimit për raste të ndryshme, duke thënë se gazetarët shpeshherë mbesin vetëm drejt zbardhjes së një të vërtete.
Ajo përmendi sfidat që ka hasur gjatë raportimit për rastin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ku, sipas saj, vazhdoi bllokimi i informacionit nga ana e Prokurorisë edhe pas përfundimit të rastit Lumezi.
-
Mediat, zë i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit
-
Ardiana Thaçi e KTV-së fiton çmimin për gazetari kundër korrupsionit
-
Ambasadorët e huaj me kritika të forta se korrupsioni nuk po luftohet sa duhet
-
Problemet me të cilat po përballen gazetarët nga Ballkani Perëndimor
-
Me cilat probleme po përballen gazetarët nga Ballkani Perëndimor