Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ardiana Thaçi e KTV-së fiton çmimin për gazetari kundër korrupsionit

Gazetarja e Kohavisionit Ardiana Thaçi - Mehmeti ka fituar çmimin për gazetari kundër korrupsionit, i ndarë nga UNDP-ja.

Gazetarja e KTV-së ka raportuar me një seri kronikash për punësimet e ndikuara nga politika dhe kontratat e dëmshme në Telekomin e Kosovës, të cilat dëmtuan me miliona euro buxhetin e shtetit.

Thaçi-Mehmeti ka thënë se ndihet mirë që është vlerësuar puna e saj.

“Po ndihem mirë për shumë gjëra, e para që është vlerësuar puna ime e pastaj që janë vlerësuar storiet për nepotizmin në Telekomin e Kosovës. Ne Grupi Koha kemi me vazhdu me raportu për keqpërdorimet e tilla”, ka thënë ajo.