Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, i ka quajtur terroristë qytetarët që kishin sulmuar deputetët brenda Kuvendit të Maqedonisë javën e shkuar.
Shumë protestues ishin futur në Kuvend të enjten e shkuar duke sulmuar deputetët menjëherë pasi Talat Xhaferi ishte zgjedhur kryeparlamentar.
Zeqiri në Itneraktiv të KTV-së thotë se sulmuesit nuk ishin futur brenda për të frikësuar deputetët, por për t’i vrarë ata.
“Njerëzit që u futën brenda unë i quaj terroristë të gjithë. Ata ishin të etur për gjak. Nuk u futën për të frikësuar, por u futën për të vrarë deputetët e shumicës së re parlamentare”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Zeqiri: Tre deputetë të VMRO-së ua hapën dyert sulmuesve
-
Sonte në Interaktiv, rrëfimi i deputetit Muhamed Zeqiri për terrorin në Parlament
-
Talat Xhaferi fyen punonjësit e Parlamentit, kërkohet dorëheqja e tij
-
Një vit nga dhuna e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë
-
Xhaferi: Sulmuesit kërcënonin se do na vrisnin të gjithëve