Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zënkat PDK-LDK në Kuvend rreth mjeteve të shpenzuara për lobim

Përplasja e LDK-së me PDK-së ka vazhduar edhe pasdite në sallën plenare, jo më për milionat e luftës, por për milionat e shpenzuara për lobim nga qeveria e presidenca, raporton KTV.

Kërkesa e LDK-së për formimin e komisionit hetimor, dhe kundërshtimi i PDK-së që t’i jepte emrat e anëtarëve të komisionit, ka ashpërsuar përplasjen e ish partnerëve të koalicionit.

Por për replikë më nuk i jepte fjalën Osmanit, kryesuesi Xhavit Haliti, e ajo e luti deputetin e Nismës që t’ia përmendte emrin. Ky i fundit e goditi fort LDK-në. Megjithatë, pavarësisht insistimit të LDK-së ky komision nuk arriti të votohej për mungesë të kuorumit.