Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi ka njoftuar se së bashku me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani kanë vizituar Postën dhe Telekomin e Kosovës, pas rasteve me Coronavirus në këto ndërmarrje.
Zemaj më tutje ka njoftuar se në këto takime është biseduar për respektimin e rregulloreve dhe rekomandimeve me qëllim parandalimi të Covid-19.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e përpjekjeve të luftës kundër Covid-19, së bashku me Prof. Naser Ramadanin drejtor IKSHPK vizituam Telekomin e Kosovës ku u pritëm nga Burbuqe Hana u.d. kryeshefe. Në takim diskutuam për respektimin e rregulloreve dhe rekomandimeve për luftë kundër Covid-19 dhe për dezinfektimet e hapësirave përkatëse në Telekom me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit. Po ashtu vizituam edhe Postën e Kosovës ku u pritëm nga Salih Morina – u.d. kryeshef ekzekutiv. Në këtë takim biseduam për respektimin e rregullave dhe rekomandimeve. Fatkeqësisht në Postë janë shënuar 21 raste me Covid-19. U pajtuam se duhet t’u përmbahemi rregullave dhe rekomandimeve të IKSHPK-së kundër koronavirusit.
-
Kosova vazhdon me masat e njëjta anti-COVID, Zemaj kritikohet për fushatën
-
Zemaj fton për respektim të masave anti-COVID tri ditë pasi vetë i shkeli ato
-
Zemaj: Po shohim mundësinë e lehtësimit të disa masave
-
Zemaj: Kosova është shembull për menaxhimin e pandemisë
-
50 punëtorë shëndetësorë në Spitalin e Gjilanit të infektuar me koronavirus