Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se Kosova është vend shembull për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Përmes Facebookut, Zemaj ka falënderuar qytetarët për respektimin e masave anti-Covid.
"Faleminderit qytetarë për disiplinën dhe respektimin e rregullave anti Covid", ka shkruar ai.
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 53.776, ku nga ta mbi 197 mijë persona janë të dyshuar për COVID-19.
Ani pse masat anti-Covid i ndalojnë tubimet në grumbuj, përfaqësues të partive janë parë në takime me qytetarë në këtë periudhë të parafushatës zgjedhore.
Artikuj të ngjashëm
-
267 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
249 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Në 24 orët e fundit në Kosovë 287 raste pozitive me koronavirus, 229 të shëruar
-
279 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Zemaj e cilëson të suksesshëm menaxhimin e pandemisë – nga korriku vdiqën 1244 persona me COVID-19