Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka quajtur Qeverinë Kurti, regjim të kuq, injorues, dështues dhe dënues.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të hënën (sot) për herë të parë në Kosovën e lirë, regjimi i kuq i dënoi mësimdhënësit grevist me ndalje të pagës.
Sipas tij, në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës.
“Regjimi i kuq; nxënësit i dënoi me humbje të mësimit, prindërit me çrregullim të organizimit familjar, ndërsa mësuesit me ndalje të bukës së gojës. Regjimi i kuq nuk është zgjidhje, sepse për krejt është i padrejtë”, ka shkruar ai.
-
Opozita e quan precedent të rrezikshëm ndaljen e pagave për grevistët
-
LDK: Qeveria s’ka të drejtë t’i ndërpresë pagat për mësimdhënësit
-
Veliu: Kurti po ua tregon “muskujt” mësimdhënësve, i la pa bukën e gojës
-
Hoxhaj i reagon Kurtit për mësimdhënësit: Betejë e humbur e fëmijërisë së tij politike
-
LDK: Ndëshkimi i mësimdhënësve me ndalje page krijon krizë shoqërore