Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se primare është ruajtje e shëndetit publik dhe e jetës së njerëzve, ani pse po bëhet kërkesa për lirimin e masave. Një nga to është ajo e gastronomëve që kanë kërkuar të zgjatet orari i punës deri pas mesnate.
“Jemi në vlerësim të situatës epidemiologjike. Ju lutem të na mirëkuptoni edhe ju dhe të gjithë të tjerët. Numri i rënies së rasteve sot mund të themi kushtimisht është numri më i lartë i rënies së rasteve. Po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor. Por kjo nuk duhet të na jep komoditetin të lirohemi dhe kalojmë në nivel tjetër, pavarësisht presionit apo interesave që janë edhe të domosdoshme t’i quajmë të afaristëve, gastronomisë dhe sportistëve e të gjithë të tjerëve. Për mua dhe MSH-në e rëndësishme është ruajtja e shëndetin dhe jetës së njerëzve”, tha ai, raporton KSP.
Krahas kësaj, Zemaj gjatë monitorimit që i bëri të mërkurën procesit të intervistimit të kandidatëve për specializime, tha se laboratorët privat që kryejnë teste serologjike dhe RT-PCR raportojnë në mënyrë të rregullt për rastet ditore.
“Ka raporte zyrtare që dërgojnë laboratorët privat, në aspektin shkencor dhe të statistikave mendoj që aty duhet ë merrni informacionet, ose zyrën tonë për komunikim. Çka është me rendësi është se janë duke raportuar në mënyrë të rregullt për numrin sasinë dhe gjitha ato. E po ashtu janë institucione tjera që janë brenda ministrisë dhe të jashtme që kanë detyrë dhe obligim ti monitorojnë të zbatojnë ligjet në fuqi”, tha ai.
Zemaj deklaroi para mediave se MSH-ja është duke udhëhequr një proces të ndarjes së specializimeve në mënyrë sa më transparente, duke ju krijuar mundësi kandidatëve të shumtë që të vazhdojnë ngritjen e tyre profesionale, pas një periudhë relativisht të gjatë pa specializime në Kosovë.
Edhe
Zemaj: Jemi konservativë ndaj lirimit të tepruar të masave, nuk do të lejojmë gabime
“Prej këtij viti, konkurse të specializimeve do të këtë çdo vit rregullisht, ashtu që mjekëve të rinj që diplomojnë, t’u krijojmë mundësi për ngritjen e tyre profesionale dhe përmes krijimit të mundësive si për shkollim specialistik, ashtu edhe për punësim dhe të parandalohet ikja e kuadrit mjekësor nga Kosova.
Ai tha se pas mbylljes së këtij konkursi që do të kyçë në specializime mbi 1300 mjekë dhe pjesës që ka të bëjë edhe me specializimet e mjekëve nga Lugina e Preshevës, disa kuota për specializime do të ndahen edhe për mjekët nga trojet shqiptare si në Mal të Zi.