Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zemaj: Në kohë fushate tubimet janë të ndaluara

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se zgjedhjet e 29 nëntorit në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së veriut do të zhvillohen nën masa ndryshe nga herat e tjera.

Ai ka njoftuar se me Bordin Këshilldhënës është vendosur që “të respektohen me rigorozitet ligjin, vendimet, udhëzuesit dhe protokollet në fuqi”, që të mos lejohet rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zemaj në Facebook ka thënë se ditët e ardhshme do të dalin me hapa konkret për t’i rekomanduar KQZ-së mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Edhe në kohë fushatë, por edhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në kohë pandemi tubimet dhe grumbullimet janë të ndaluara, andaj në organizime të tilla, ku rrezikohet shëndeti publik, gjithsesi duhet të veprohet sipas vendimeve në fuqi dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd”, ka shkruar Zemaj.