Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka arsyetuar vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e veprimtarive të bizneseve dhe karantinimin e shtatë komunave për fundjavë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se masat e reja janë për të mirën e të gjithëve dhe për të ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.
“Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme. Të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit”, ka thënë ai.
Masat e reja janë marrë në ditën kur vdiqën 12 persona si pasojë e COVID-19 dhe u regjistruan 728 raste të reja.
-
Zemaj bën thirrje për unitet e qëndrim në shtëpi
-
Zemaj thotë se janë të gatshëm të menaxhojnë variantin e ri të koronavirusit
-
Vëmendja e institucioneve zhvendoset nga pandemia në fushatë zgjedhore
-
Zemaj: S’do të ketë masa të reja anti-Covid pa koordinim me të gjitha institucionet
-
Zemaj: Masat e reja do të ndërmerren varësisht nga numri i të infektuarve