Që nga kjo e enjte do të ketë trefishim të numrit të testimeve për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.
Kapaciteti do të rritet fal shtimit të dy aparaturave për testimin PCR në Institut. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qëllimi u arritët pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim.
“Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot, janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, për Covid-19. Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani”, ka shkruar Zemaj në Facebook. Këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Po ashtu sot është pranuar një donacion prej 15 respiratorëve nga Gjermania.
-
IKD-ja nis mbledhjen nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal
-
Kodra për gjendjen e shëndetësisë: S’do e bëja dallimin edhe po të ishim pa ministër
-
Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë
-
Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike
-
Hamza: Sigurime shëndetësore, barna falas e shërbime cilësore