Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të pozicionohet qartë për procesin e vetingut në Kosovë. Në sesionin e dytë të punës të takimit të shtatë të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Zemaj tha se ndihma e BE-së është e domosdoshme për sistemin e drejtësisë në mënyrë që të mos ketë polarizime të mëtutjeshme.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se BE duhet të pozicionohet qartë pasi që edhe “Raporti për vendin” e ka nxjerrë me nota jo të mira procesin e vetingut.
“Pozicioni i BE-së duhet të jetë i qartë. Nga ajo që është thënë në ‘Raportin e Progresit’ është vlerësuar me notë jo të mirë nisma e Qeverisë së Kosovës dhe tash duhet të jemi të vëmendshëm se çfarë duhet të bëjë Kosova që të ketë afër BE-në dhe partnerët tjerë në këtë proces. Sidomos kur polarizmi ka kaluar edhe mes Këshillit gjyqësor dhe Këshillit prokurorial, në një luftë argumentesh dhe kundër argumentesh publike me Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Ndërkaq deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, tha se vlerësimi i “Raportit të Progresit” për procesin e vettingut është jo i drejtë.
“Konsideroj që ndoshta vet ‘Raporti për Vendin’ do të duhej të tregohej pak më i rezervuar sa i përket raportimit për këtë çështje, sepse procesi i vettingut është vetëm në fazën fillestare të tij. Nuk ka filluar implementimi, grupi punues ka filluar me takimin e parë të tij, kështu që ka akoma shumë punë për t’u bërë për të ardhur në një përfundim të tillë. 56:56 Pres që ky proces të vlerësohet pozitivisht prej BE-së, në ‘Raportin për Vendin’ që do ta marrim vitin e ardhshëm”, tha ajo.
Edhe
BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: Procesi të jetë transparent dhe pa ndërhyrje politike
Në sesionin e dytë të punës të takimit të shtatë të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, deputetët e Kuvendit të Kosovës ngritën edhe çështje të tjera.
Deputeti Haki Abazi tha se vendi duhet të shkojë drejt krijimit të një sistemi të llogaridhënies, duke larguar paqartësitë e krijuara për deponitë ilegale. /KP