Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe një herë ka përsëritur se 20 për qind e vaksinës kundër COVID-19 do të sigurohen falas. Ndërsa, pjesa tjetër do të jetë blerje nga buxheti i Kosovës.
Sa i përket dozës ai tha se do të vaksinohen të gjithë qytetarët e Kosovës, sipas nevojës për vaksinim.
“20 për qind do të jepet falas, dhe pjesa tjetër do të jetë blerje nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës... Të gjithë qytetarët e Kosovës, sipas nevojës për vaksinim”, ka thënë ai.
Së fundmi, kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për korona virusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.
Analiza e përkohshme u bë te 94 persona të konfirmuar me Covid-19, mes 43 mijë vullnetarëve që morën dy doza vaksine. Pfizer tha se vaksina filloi të japë efekt 7 ditë pas marrjes së dozës së dytë dhe 28 ditë pas marrjes së dozës së parë. /KsP.
-
Zemaj: 75 për qind e popullatës do të vaksinohet kundër COVID-19
-
500 mijë doza të vaksinës së “Pfizer”-it ka siguruar Kosova, s’dihet kur vijnë
-
Zemaj thotë se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina anti-COVID, s’tregon kur vijnë
-
Zemaj: Sigurimi pa pagesë i vaksinës anti-Covid, obligim ligjor
-
Zemaj: Po punohet për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, do të jenë falas