Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zelensky dekoron Ramën me çmim shtetëror

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka nderuar me dekret shtetëror kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke i dhënë vlerësimin e klasit më të lartë.

Rama qëndron në të njëjtën renditje me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite dhe kryeministrin spanjoll.

Rama është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Dekreti i presidentit të Ukrainës për dhënien e çmimit të ekselencës së kryeministrit të Shqipërisë është publikuar sot.

“Jam krenar për këtë ngjarje. Urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohja ime e pakufishme për mbështetjen e popullit tim në sprovat e vështira të luftës”, deklaroi Zelensky.

Edhe Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje bashkëpunimi Botë 3 muaj më parë Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

Njoftimi i publikuar nga presidenca e Ukrainës:

DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023

Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës

Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:

Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë:

Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Edhe Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë kundër Rusisë Botë 1 muaj më parë Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë kundër Rusisë

AL SAUD Muhammad bin Salman-Princi i Kurorës, Kryeministër i Mbretërisë së Arabisë Saudite

Sánchez Perez-Castejona Pedro-Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës./TCH