Përkundër se qarkullimi i ndërmarrjeve ka shënuar rënie prej 1 miliard euro gjatë pandemisë, deputetët të cilët paguhen nga taksapaguesit nuk po tregohen të përgjegjshëm para qytetarëve, si me miratimin e Planit për Rimëkëmbje Ekonomike ashtu edhe me tërheqjen e 10 për qind të kursimeve nga Trusti.
Kështu vlerëson drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, derisa ka shtuar se kjo situatë duhet të shihet si mjaft shqetësuese nga ligjvënësit për dëmin që është shkaktuar nga pandemia COVID-19.
“Deri tani me të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës pothuajse qarkullimi i përgjithshëm i ndërmarrjeve në Kosovë ka shënuar një rënie prej 1 miliard euro që për një shtet me një bruto produkt më të vogël në rajon, ky një miliard deri më tani do të duhej të shihet me një dramacitet nga ana e vendimmarrësve tanë dhe veprimi të ishte më i shpejt dhe proporcional më dëmin që është shkaktuar”, thotë Zeka.
Përveç në sektorin privat, Zeka thotë se mosmiratimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, ka ngjallur pakënaqësi edhe nga ana e qytetarëve për mosrealizimin e paraparë të mjeteve nga Trusti.
“Tashmë kjo ka ngritë edhe pritshmërinë e qytetarëve, po flasim për një shumë të vogël që ata mund të përfitojnë, por megjithatë tash në publik është si një pritshmëri që qytetarët e kanë, edhe secili ditë vonesë natyrisht që rritë edhe pakënaqësinë e qytetarëve karshi ekzekutivit dhe legjislativit. Vendimmarrësit të jenë më llogaridhënës karshi qytetarëve. Tek e fundit ata janë në pozitat e tyre të rehatshme duke shpenzuar mjetet e buxhetit, parat e tatimpaguesve e të cilët kanë mbetur në pozitë shumë vështirë për shkak të pandemisë dhe mos veprimit shtetëror”, deklaron ai.
Edhe
Përfaqësues të bizneseve numërojnë pasojat në ekonomi që ka lënë ngërçi politik
Kreu i Odës Ekonomike Amerikane ka thënë për KosovaPress, po ashtu se përdorimi i mjeteve të Trustit ka afekte pozitive në ekonomi.
“Do të jetë një efekt pozitiv në ekonomi nëse flasim për 100 deri 150 milion euro ashtu siç janë paraparë. Po të tërhiqeshin ato 10 për qind nga Trusti Pensional nuk mund ta relativizojmë ndikimin e këtyre mjeteve në ekonominë e vendit, por natyrisht që efektet do të jenë afatshkurtra ashtu siç do ta rrezikojë mirëqenien e pensionistëve kur do që qytetarët ta arrijnë moshën e pensionimit”, pohon Zeka.
-
OEK propozon investimin e parave të Trustit në projekte zhvillimore në Kosovë, me anë të një ligji të ri
-
Bie qarkullimi financiar i bizneseve, ekspertët fajësojnë ngecjen e projekteve kapitale
-
Zeka për Trustin: Qytetarët s’duhet që me kursimet e tyre ta menaxhojnë krizën
-
Ekonomistët: Të lejohet edhe një tërheqje nga Trusti