Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka thënë se është gabim i madh që qytetarët ta menaxhojnë krizën e çmimeve me kursimet e tyre pensionale.
Zeka, në emisionin “Sot” në KTV, të martën, tha se tërheqja e mjeteve nga Trusti do ta cenonte jetën e dinjitetshme të tyre në moshën e pensionimit.
“Qytetarët nuk duhet që me kursimet e tyre ta menaxhojnë krizën, duhet që shteti t’u dalë në ndihmë. OEAK mirëkupton shqetësimet e qytetarëve por edhe të deputetëve opozitarë, megjithatë kostoja e jetesës ka shënuar ngritje, jeta është bërë shumë më e shtrenjtë seç ka qenë mirëpo në rrethana të tjera qytetarët do të duhej të vërenin efektet e politikave shtetërore, qeverisë por jo që qytetarët vetë me mjetet e tyre të kursyera të përdorin ato që kanë për tu ballafaquar me krizën aktuale, duke cenuar edhe njëherë mundësinë që të jetojnë si duhet në moshën e pensionimit”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, qeveria duhet të ndërhyjë në këtë rast, duke e zbutur krizën përmes politikave të saj.
“Ne kemi propozuar rishikimin e normave tatimore, heqjen e tatimeve mbi vlerën e shtuar për një sërë produktesh, zgjerimin e listës së produkteve që kanë zero TVSH. Mund të konsiderohet edhe heqja e doganës nëse artikujt e tillë u nënshtrohen pagesës së obligimeve doganore me rastin e hyrjes në vendin tonë”, është shprehur Zeka.
Sipas llogaritjeve që ka bërë OEAK-u, nëse Kuvendi i miraton ndryshimet ligjore që mundësojnë sërish tërheqjen e mjeteve nga fondi pensional, mjetet e Trustit do të tkurreshin për rreth 400 milionë euro.
Kjo sipas Zekës do të zvogëlonte fuqinë e vendit për blerjen e bonove të Thesarit.
Edhe
Oda Ekonomike Amerikane kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti
“OEAK ka përdorur edhe një argument tjetër: një pjesë e mjeteve të Trustit përdoren për blerjen e bonove të Thesarit dhe në këtë mënyrë tkurrja e fondeve pensionale mund ta vështirësojë edhe aftësinë e shtetit për të hyrë në borxh publik dhe për të bërë investime kapitale, e kjo zvogëlimi i investimeve kapitale do të ngadalësonte edhe rritjen ekonomike dhe kjo do të shkaktonte edhe mbyllje të mëtejme të punës. Efektet negative do të ishin shumë më të mëdha sesa efekte pozitive afatshkurta”, ka thënë Zeka.
Javën e ardhshme pritet që të dalin në Kuvend për diskutim ndryshimet ligjore që do të mundësonin tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Iniciator për ligjin është deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Sipas kërkesës së tij, personat që kanë kursime më pak se 10 mijë euro kanë të drejtë të tërheqin deri 30 për qind të kursimeve. Ata që kanë prej 10 mijë deri 19.999 euro mund të tërheqin deri në 25 për qind të trustit. Ata që kanë nga 20 mijë deri më 29.999 euro mund të tërheqin deri në 20 për qind. Nga 30 mijë deri në 39.999 euro mund të tërheqin 15 për qind të kursimeve. Dhe ata që kanë më shume se 40 mijë euro mund të tërheqin deri në 10 për qind të kursimeve pensionale.
-
Ekonomistët: Të lejohet edhe një tërheqje nga Trusti
-
OEK propozon investimin e parave të Trustit në projekte zhvillimore në Kosovë, me anë të një ligji të ri
-
Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
-
AAK: Në këtë krizë, tërheqja e Trustit është zgjidhje e drejtë