Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë sot se ka tri lajme të mira për Kosovën.
Ai përmes një statusi në Facebook shkruan se javën e ardhshme do të zhbllokohen institucionet e Kosovës.
“Javën që vjen zhbllokohen institucionet e Kosovës. Zgjidhet Kryesia e Parlamentit. Deri më tani dy kandidatura të mira: Kujtim Shala nga LDK-ja, dhe Aida Derguti nga VV-ja. PAN-i po pret të përzgjedhë në mes Kadri Veselit dhe meje. Unë e propozoj Kadrinë”, ka shkruar Zeka.
Lajmi i dytë, sipas Zekës, është qëndrimi i Behgjet Pacollit, i cili, me deklarimet e tij, tregoi që nuk është robot politik, po njeri racional, që shikon interesat e Kosovës, pastaj të AKR-së.
“Lajmi i tretë i mirë, është kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu. Njeri me një bagazh të jashtëzakonshëm. Lum ai qytet që e ka fatin me pas një kryetar të tillë”, ka thënë Zeka.
-
Korqa: Zgjedhjet e reja më së paku iu konvenojnë LDK-së e Aleancës
-
Vela: Kriza në LDK është shpërfaqur publikisht, as në PDK situata s’është më e mirë
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
- Janë këta që janë
-
Baraliu: Institucionet mund të konstituohen në pako, por marrëveshja mbetet e vështirë