Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zeka e quan të rremë lajmin se dikush tentoi ta kidnapojë

(E plotësuar) U raportua gjatë ditës se persona të panjohur kanë tentuar ta kidnapojnë deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Pas këtyre raportimeve Zeka tha në media se ishin dy persona që kanë tentuar ta kidnapojnë dhe se rastin e ka paraqitur në Polici.

Por Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se më 17 maj është raportuar rasti nga ana e ankuesit M.Z. Rasti ka ndodhur në “Rrugën B” në Prishtinë.

Me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë.

“Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Agron Borovci.

Edhe I mituri në Mitrovicë të Veriut raporton se u ngacmua seksualisht Kronikë I mituri në Mitrovicë të Veriut raporton se u ngacmua seksualisht

Pas këtij sqarimi ka reaguar edhe vet Zeka në rrjetin social Facebook.

“Lidhur me lajmin e rrejshëm se gjoja dikush ka tentuar të më kidnapoj më datën 17. Lajmi nuk është aspak i vërtetë. Policia ka pasur dyshime për një makinë, rasti është në polici, dhe policia po merret me të. Falënderoj Policinë e Kosovës për reagimin profesional dhe korrekt”, ka shkruar Zeka në Facebook.


Personi “që tentoi ta rrëmbejë Milaim Zekën” është një i mitur

Policia e Kosovës nëpërmes një komunikate për media sqaron rastin që ka ndodhur më 17 maj e që ka të bëjë me deputetin e Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 17 maj në “Rrugën B”.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë.

“Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Edhe Një person po kërkohet për ngacmim, Policia publikon pamje Kronikë Një person po kërkohet për ngacmim, Policia publikon pamje

Sipas Borovcit ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje, përderisa për pjesën e ngacmimit policia është duke u punuar me qëllim hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave.

Mediat sot kanë raportuar se deputeti Zeka është tentuar të rrëmbehet nga disa persona, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe deputeti i Nismës, përcjell ksp.