Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Lëvizja nuk dëshiron krizë institucionale dhe as vonim të buxhetit. Por, sipas tij, Lëvizja nuk mund të presë pafundësisht.
“Gjatë dy javëve në vijim Lëvizja do të vazhdojë të kërkojë koalicion me LDK-në, që plani i Thaçit për ta penguar qeverinë LV-LDK, të bjerë në ujë.
Por, që plani i Thaçit të mos mbijetojë, duhet edhe vendosmëria e LDK-së për koalicion me Lëvizjen. Vetëm dy javë kohë ka”, ka shkruar Zaimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Krasniqi: Një qeveri pa Vetëvendosjen do të mund të bëhej shumë lehtë
-
Skenarët e krizës
-
Me mospublikimin e letrës për mandatar, Thaçi po pengon që çështja të shkojë në Kushtetuese
-
Haziri: Të shterohen mundësitë për marrëveshje dhe të evitohet qeveria e pakicës