Shkup, 4 maj – Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, në një intervistë për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA) deklaroi se pret që gjatë këtij muaji Maqedonia të ketë qeveri të re dhe theksoi se qytetarët në Maqedoninë multietnike nuk duan konflikte, por përmirësim të cilësisë së jetës në vend.
Incidentin e 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë ai e vlerësoi si ngjarje të pahijshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë e cilësoj si përpjekje për vrasje me paramendim… dhe ndihem me fat që nuk ka jetë të humbura. Jam i lumtur që nuk ka as pasoja shqetësuese tek kolegët deputetë dhe tek gazetarët me të cilët ishim bashkë aty”, deklaroi Zaev.
Kreu i LSDM-së thekson se për incidentin në fjalë ka dëshmi edhe në publik dhe se deputetët e oponentit politik të tij, VMRO-DPMNE-së, kanë hapur dyert e parlamentit.
Në lidhje me qëndrimin e VMRO-DPMNE-së të cilët theksojnë se zgjedhja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi në atë mënyrë është skenar dhe nuk është legjitim, Zaev thekson se që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më tani çdo herë kur është zgjedhur kryeparlamentari pas zgjedhjeve, procedura ka zgjatur nga një orë deri në më së shumti pesë orë.
“Zgjodhëm Talat Xhaferin sepse ai ka përvojë dhe e kaluara e tij do na bashkojë me opozitën”, deklaroi Zaev.
“Mendoj se Talat Xhaferi është zgjidhja më e pranueshme për opozitën e ardhshme, sepse ishte ministër nga radhët e tyre, realisht ka koordinim të mirë në parlament. Zgjodhëm personin që ka përvojë, por do të ishte edhe një bashkim i mirë me opozitën e ardhshme. Unë jam i vetëdijshëm se si mandatar dhe lider i shumicës qeveritare do të na nevojitet bashkëpunim me opozitën”, thekson ai.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në fund të intervistës hodhi poshtë mundësinë e përleshjeve ndëretnike në Maqedoni, duke theksuar se konflikti në parlament ishte politik dhe jo etnik.
“Unë jam i kënaqur që ka humbur çdo shpresë për konflikte ndëretnike apo diçka të ngjashme. Partitë shqiptare dërguan njoftimet e tyre, thirrjet, të gjithë të jemi të bashkuar, të jemi të qetë, të durueshëm dhe të mos veprojmë. Populli është i qetë, askush nuk dëshiron përplasje, konflikte dhe ajo do të përfundojë. Kjo që ndodhi si konfilkt ishte më shumë partiak, nuk ishte etnik, për shkak se VMRO-DPMNE-ja iu vërsul partive tjera, përfaqësuesit e të cilave ishin aty, përfshirë edhe mediat dhe gazetarëve që ishin aty”, deklaroi Zaev.