Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, theksoi se është i lumtur që pas kësaj vizite BE-ja po mbetet edhe më tej e përkushtuar në ardhmërinë e Maqedonisë deri në anëtarësimin e plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Zaev theksoi se 67 mandate janë kusht demokratik normal për të marrë mandatin për formimin qeverisë.
“Prej këtu janë edhe pritjet e BE-së, se qeveria e re në rast se jep rezultate në përmbushjen e reformave, atëherë BE-ja përmes institucioneve të saja do të ketë një arsye shtesë që të angazhohet në përshpejtimin e procesit për fillimin e negociatave të Maqedonisë, për anëtarësim të plotë në strukturat euro-atlantike. Shpresoj se Ivanovi do ta rishqyrtojë vendimin e tij dhe vërtetë do t’i respektojë proceset demokratike. Proceset demokratike, përmes zgjedhjeve definojnë numrin e mandateve. Për momentin 67 mandate, nënkuptojnë 700 mijë vota dhe këtë nuk mund ta anashkaloni”, tha Zaevi, transmeton Alsat-M.
-
Zaev: Maqedonia me qeveri të re në fillim të javës së ardhshme
-
Zaev do në Qeveri partitë shqiptare pas marrjes së mandatit nga Ivanov
-
Zaev: Shumica parlamentare e gatshme të realizojë vullnetin e qytetarëve
-
LSDM: Ivanov të japë mandatin për qeverinë
-
Ivanov - Mogherinit: S’do t’i jap mandatin kujtdo që negocion platforma të shteteve të huaja