Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i ka quajtur shpifje të gjitha kritikat që PDK, dega në Prishtinë, ka bërë në adresë të qeverisjes së VV-së në Prishtinë, për punësime partiake.
Ymeri tha se këto shpifje flasin për panikun që ka kapluar tashmë PDK-ja pas humbjes që ka pësuar në zgjedhjet e 11 qershorit, e cila po ua rrezikon pushtetin që kanë pasur deri tani.
“ Këto shpifje të PDK-së flasin për dy gjëra. Njërën anë që PDK-ja është në panik. PDK është subjekti që më së shumit ka pësuar humbje gjatë këtij procesi zgjedhor të 11 qershorit dhe si e tillë asaj i rrezikohet pushteti politik, që e ka pasur deri tash. Natyrisht që pushteti politik për PDK-në e veçanërisht për klanin Pronto brenda kësaj partie demokratike, që drejtohet nga Kadri Veseli që praktikisht është struktura e SHIK-ut, i rrezikohet jo vetëm pushteti politik, por edhe mundësia e përfitimeve financiare që ata e kanë përdor deri tash” ka thënë Ymeri.
Tutje Ymeri ka folur edhe për, siç thotë ai, keqpërdorimet e parasë publike, uzurpimet e pronës publike, të kolonizimit dhe keqpërdorimit të ndërmarrjeve publike, duke shtuar se VV-në, e sheh si të vetmin subjekt politik, i cili me të themeluar qeverinë do të ia këpus të gjitha këto mundësi të organizimit të krimit të organizuar që e ka në dorë SHIK-u dhe korrupsionit që po ashtu e kontrollon Shik- u dhe Kadri Vesel.
-
Veseli: VV-ja e LDK-ja e dëmtuan Kosovën
-
PDK, dega Vushtrri: Kryetari Tahiri po shpif për kërcënime që t’i mbulojë aferat korruptive
-
Veseli i quan “frikacakë” LVV-në e LDK-në, thotë se shpejt mund të vijë në pushtet PDK-ja
-
Veseli: Sikur vetëm 1 votë të ishim prapa partisë së parë, do të shkonim në opozitë
-
Ymeri: Byroja e Veselit merr kuptim kur “politbyroja Pronto” del në opozitë