Visar Ymeri nga Instituti “Musine Kokalari”, ka thënë se skema e prezantuar nga Qeveria për një të punësuar për çdo familje, nuk është sqaruar mirë.
Sipas tij, këto masa po duken të jenë ad-hoc dhe të paplanifikuara mirë.
“Kam dronë që edhe kjo masë, më shumë është investu në tingëllimin e mirë, sesa që është planifikuar. Subvencionimi i pagës, mund të nxisë disa prej punëdhënësve dhe punëtorëve që atë vend pune që e kanë pa kontratë, ta formalizojnë. Puna informale e mban një nivel të pagës pak më të lartë, prandaj ekziston rreziku që të mos lajmërohen fare. Nëse vitin e kaluar janë krijuar 25 mijë vende pune siç thotë Qeveria, pse sivjet duhet të merret kjo masë. Ku ndryshon realiteti, dhe ku do të sigurohet që kjo masë ta ketë efektin”, ka thënë ai.
Ymeri ka thënë se mund të kemi tkurrje ekonomike, dhe kjo ndikon në ulje të punësimit.
Ai ka thënë se duhet të vihet në pikëpyetje nëse këto masa do të kenë efekt.
Edhe 18 muaj rrëmujëSipas tij, kjo do të jetë politikë që do të testohet nëse do të ketë sukses.
“Çka ndodhi me fondin me pandeminë që filloi në Qeverinë Kurti I, pastaj fondi për sigurinë. Kemi shumë nisma nga Qeveria që vetëm diskutohet. Duhet shikuar nëse jemi në rrugën e duhur. Deri tash, përveç diskursit publik nuk kemi parë masa që do ta transformojë mënyrën se si funksionon ekonomia jonë. Ajo që po e shohim nga Qeveria, janë masa që janë vullnet i Qeverisë që mund të ndalen kur përfundojnë vullneti dhe paratë. Në publik nuk shihet portretizimi afatgjatë i asaj se si do të duket shteti social i Kosovës. Masat sociale duhet të shkojnë në raport me zhvillimin ekonomik”, ka thënë ai.
Ymeri ka thënë se në kohë krizash bëhen plane të cilat e transformojnë shoqërinë.
Ai ka thënë se kriza është pengesë për disa gjëra, por sipas tij, Qeveria nuk po e sheh krizën si mundësi.
Edhe
Ymeri e quan “kërkesë elektorale” thirrjen e Kurtit për pagën e 13-të në sektorin privat
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti shumë shpesh i personalizon vendimet që i merr kundrejt qytetarëve.
Ai ka thënë se këto duhet parë si të drejta që u takojnë qytetarëve dhe jo si ndihmë nga Qeveria.