Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri pas konfirmimit të fitoreve të partisë së tij në Prishtinë dhe Prizren ka thënë se klani “Pronto” dhe ai i Isa Mustafës pësuan debakël.
Përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata u bënë bashkë kundër Vetëvendosjes, dhe deshën të përmbysin vullnetin popullor e qytetarë, transmeton Koha.net.
Pas numërimit të votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta si dhe atyre me postë Vetëvendosje zyrtarisht është shpallur fituese në Prishtinë dhe Prizren.
Ky është postimi i plotë i Ymerit në Facebook, pa ndëryrje:
Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël.
Edhe
Ymeri: Ata që donin ta përmbysnin vullnetin e qytetarëve u përmbysën vet
U bënë bashkë në zgjedhje kundër VETËVENDOSJE!-s. Mbetën bashkë edhe pas zgjedhjeve.
Tentuan të manipulojnë, të mashtrojnë, të shpifin. Përdorën analistë e media, PZAP-in e KQZ-në.
Deshën ta përmbysin vullnetin popullor e qytetarë.
Por u përmbysën vet.
U poshtëruan. Dhe nuk do të ngriten kurrë.
Edhe
Ymeri: Prishtina me Shpendin dhe Vetëvendosjen
Tash e tutje vetëm në panikë do të mbesin.
Ju ka ardhur fundi.
Urime Prishtinë!
Urime Prizren!
Edhe
VV-ja do t’i çojë në burg klanet që i dënuan aktivistët e saj
Urime Shpend!
Urime Mytaher!