Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri përmes një postimi në Facebook ka kërkuar procesi i rekrutimit të noterëve të rinj të hetohet nga shteti dhe të vlerësohet nga partnerët zviceranë.
“Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj që organizohet nga Ministria e Drejtësisë duhet të hetohet nga organet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe të vlerësohet nga partnerët e Ambasadës së Zvicrës, të cilët kanë merita për ndërtimin e sistemit noterial në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Koha.net.
Ymeri shton se procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj ka prirje ta komprometojë sistemin e noterisë që u ndërtua me kredibilitet të brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht falë ekspertëve zviceranë të Institutit për Studime të Larta Noteriale (I-H-N).
“Pavarësia politike e sistemit të noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional dhe bashkëkohor noterial që i shërben shtetit të së drejtës, përforcimit të aparatit gjyqësor dhe konsolidimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ymeri.
-
MD-ja në pritje të vendimit të Gjykatës për procesin e konkursit për noterë
-
Shoqëria civile, letër komunitetit ndërkombëtar që të pengojë emërimin e noterëve të rinj nga Tahiri
-
Raporti i UNDP-së kritikon procesin e fundit të përzgjedhjes së noterëve
-
BE-ja dhe ambasadori gjerman të ashpër ndaj insistimit të ministrit Tahiri për noterët e rinj
-
OJQ-të duan hetime për veprime të mundshme kriminale në procesin e noterëve