Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairi O`Connell, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin në fushën e administratës publike.
Në këtë takim, Ministri Yagcilar dhe Ambasadori O`Connell, u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në realizimin e projektit me BDO- në, i cili e avancon procesin e rekrutimit të zyrtareve të lartë drejtues dhe mundëson përzgjedhjen e kandidateve më të mira dhe profesionale në shërbimin civil.
Ministri Yagcilar dhe Ambasadori O`Connell gjatë ketij takimi, hartimin e Ligjit për Shërbimin Civil e vlerësuan si një faktor të rëndësishme, si dhe potencuan që Ministria e Administratës Publike dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në këto fusha.