Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inkurajim për zbatimin e ligjeve të reformës së administratës në Kosovë

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur këshilltarin special të komisionerit Hahn, Franz Schausberger, që shoqërohej nga Felix Rathje, zyrtar i politikave nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe për reformën në administratën publike. Zyrtarët e BE-së e çmuan lartë punën e MAP-it/ministrit dhe të Qeverisë për bërjen e pakos ligjore, në kuadër te të cilës bëjnë pjesë Projektligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, Projektligji për zyrtarët publikë dhe Projektligjin për pagat në sektorin publik.

Ministri Yagcilar ka marrë përkrahjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së mëtejme në koordinimin e veprimtarive me Komisionin Evropian, në mënyrë që ligjet e përmendura të zbatohen.