
Norë Xhuzi, gazetare nga komuniteti egjiptian, ka deklaruar se në raporte të ndryshme, jeta e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë paraqitet e mirë, por në realitet, s’është kështu.
Ajo ka thënë në Konfrontin e KTV-së të mërkurën se komunitetet pakicë në Kosovë vazhdojnë të përballen me jetë të dobët, duke nisur nga kushtet ekonomike e sociale. Sipas Xhuzit, edhe niveli i tyre i arsimimit është i dobët.
“Jeta e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian vazhdon të jetë e dobët, duke filluar nga kushtet ekonomike e sociale. Nga niveli i arsimimit, pavarësisht fushatave që bëhen për t’i motivuar. Nëse shkon në një familje e sheh që përkrahje në shumë fusha për ta mungon”, ka deklaruar Xhuzi.
-
A kanë mundësi të barabarta punësimi anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me anëtarët e komuniteteve të tjera?
-
Pjesëtarët e komuniteteve pakicë tregojnë se ndihen shpesh të diskriminuar
-
Asllani: Problemet kryesore të komuniteteve pakicë janë arsimimi dhe punësimi
-
Qytetarët nga komunitetet thonë se kanë probleme të shumta
-
Batalli: Komunitetet në Kosovë s’e raportojnë diskriminimin