Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Xhandarmëria evropiane patrullon në veri

Pjesëtarët e Forcave të Xhandarmërisë Evropiane në kuadër të EULEX-it kanë nisur patrullimet në këmbë në veri të Kosovës.

Siç thuhet në llogarinë në Twitter të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë të premten, njësitet policore rezervë janë përfshirë në patrullime.

"Detyrat e përditshme të anëtarëve të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë të Njësisë së Policisë Rezervë (RFPU) të integruar në Misionin Eulex janë duke u zhvilluar. RFPU është përfshirë në patrullime”, thuhet në njoftimin në Twitter.

23 karabinierë italianë zbarkuan në Kosovë më 9 nëntor si përforcim i EULEX-it pas situatës së krijuar në veri.

 

Artikuj të ngjashëm