Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EULEX-it përforcohet me karabinierë pas ngjarjeve të fundit në veri

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se shkaku i tensioneve të fundit në Kosovë, forcat e rendit të EULEX-it kanë sjellë përforcime.

Borrell ka njoftuar se karabinierë italianë nga EURGENDFOR-i kanë arritur në Kosovë për të përforcuar përkohësisht njësitin policor të EULEX-it.

“Në këto kohë të tensionuara, Misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX) përmbush detyrën për të garantuar stabilitetin: Xhandarmëria e EUROGENDFOR nga karabinierët kanë arritur sonte për të përforcuar përkohësisht Njësitin Policor të EULEX-Kosova. EULEX-i do të vazhdojë të përkrahë një ambient të sigurt”, ka shkruar Borrell në Twitter.

 

 

Edhe Pjesëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë po dislokohen në Kosovë Arbëri Pjesëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë po dislokohen në Kosovë