Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Xhamia me 4 kate parking nëntokësor e dyqane “për të mbuluar shpenzimet”

Arkitekti i Bashkësisë Islame të Kosovës, Esat Ramadani, ka prezantuar projektin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Ai, para asamblistëve të Komunës së Prishtinës, ka thënë se xhamia do të ketë bibliotekë e sallë konferencash.

E ka quajtur pjesë të vakëfit, pjesën e dyqaneve përreth xhamisë.

Ndërsa ka treguar se xhamia do të ketë 4 kate parkingje nëntokësore, me gjithsej 350 vendparkingje që, siç ka thënë, do të mund të shfrytëzohen edhe nga qytetarët tjerë, jo vetëm nga ata që në xhami shkojë për t’u falur.

“Mjetet nga këto do të përdoren për shpenzimet e xhamisë. Janë 15 mijë metra katrorë që duhen ngrohur e ndriçuar. Janë 200 rubineta uji dhe të gjitha kanë shpenzime”, ka thënë ai.

Xhamia do të financohet nga Bashkësia Islame Turke, dhe kostoja e saj pritet të kap shifrën prej 35 milionë eurosh.