Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko-Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor të Fakulteti Filologjik, me minimum 500 vendparkime.
Ahmeti ka falënderuar Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe drejtorin Genc Bashota si edhe ‘Deloitte’ që ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.
“Në dy javët në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencialë dhe shumë shpejt projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën”, ka shkuar Ahmeti në llogarinë e vet në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
“Së shpejti” nis ndërtimi i parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, thotë Ahmeti
-
Hapet rruga për aplikim për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik
-
Ahmeti paralajmëron katërfishim të drurëve tek Fakulteti Filologjik
-
Ahmeti: Parkingu nëntokësor tek UP-ja përfundon pas zgjedhjeve komunale
-
Me gjithë premtimet, Prishtina pa zgjidhje për parkingje