Kryeparlamentari, Talat Xhaferi sot priti në vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa, ku u bisedua për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe në Kosovë dhe për nevojën e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Koha.net merr vesh se Ambasadori Hysa ia uroi postin e ri kryeparlamentarit, Xhaferi dhe rikonfirmoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej t'i jep mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë.
Kryeparlamentari, Xhaferi falënderoi Ambasadorin, Hysa për vizitën e tij, me ç'rast shprehu kënaqësi dhe gatishmëri për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë në mes dy vendeve.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se raportet miqësore ndërmjet dy vendeve fqinje kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit.
-
Xhaferi e Qehaja diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni e Veriut
-
Maqedoninë e Kosovën i afron edhe aspirata eurointegruese
-
Zaev pret Hysajn në përfundim të mandatit të tij si ambasador në Maqedoni
-
Ministri Bekteshi takoi аmbasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa
-
Talat Xhaferi sot në Kosovë, takohet me Konjufcën e Kurtin