Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Xhaçka takon Escobarin, në fokus forcimi i qëndrueshmërisë në rajon

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Mirënjohje për zv.ndihmëssekretarin e Shtetit, Escobar, për përfshirjen e tij personale dhe të SHBA-së në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. E sigurova atë për përkushtimin e Shqipërisë për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal”, shkroi Xhaçka në rrjete sociale.